Mohamed Salah do të kthehet në Giuseppe Meazza këtë javë, për herë të parë që nga viti 2017 për t’u përballur me Interit.
Të mërkurën mbrëma, Liverpooli është mysafir i Nerazzurrëve në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, ndërsa anësori i Redsave do të jetë aty në përpjekje për të shënuar.
Egjiptiani i ka kaluar dy vjet e gjysmë në Serie A gjatë karrierës së tij, duke qenë i huazuar për gjashtë muaj te Fiorentina nga Chelsea, para se të luante për dy vite të tjera te Roma.
Gjatë këtyre 30 muajve në Itali, 29-vjeçari është takuar me Interin pesë herë. Nga këto përballje, ai ka fituar tri herë, ka barazuar një herë dhe ka humbur një herë tjetër.
Në mars të vitit 2015, Salah kishte realizuar për Fiorentinan në Giuseppe Meazza duke e udhëhequr ekipin drejt fitores së rëndësishme dhe të mërkurën mbrëma do ta ketë të njëjtën mundësi.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Liverpoolit dhe Interit zhvillohet me 8 mars në Anfield. /Telegrafi/