Telegrafi

Salah ka informuar Liverpoolin se dëshiron të bashkohet me Al Ittihad

Mohamed Salah po e kërkon largimin nga Liverpooli në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.

U raportua në mediat ndërkombëtare se egjiptiani ka pranuar një ofertë nga Al Ittihad, ku do të paguhej edhe më shumë se Critiano Ronaldo.

Në anën tjetër, Liverpoolit i janë ofruar 100 milionë euro për kartonin e anësorit, ndërsa Jurgen Klopp po refuzon shitjen e tij.

Lexo po ashtu Klopp flet për zërat e transferimit të Salah në Arabinë Saudite

Nuk është se gjermani nuk do ta lejonte largimin e Salah, por që kanë mbetur më pak se një javë nga mbyllja e afatit të transferimeve.

Mirëpo, sipas asaj që raporton gazetari Rudy Galetti, egjiptiani e ka informuar Liverpollin dhe Kloppin se dëshiron të largohet.

Nëse Reds mund të gjejnë ndonjë zëvendësues për të, atëherë me shumë gjasë do ta lejojnë të largohet për më shumë se 100 milionë euro. /Telegrafi/