Site icon Telegrafi

Salah gjen golin e parë në Kupën e Kombeve të Afrikës dhe ia siguron fitoren e parë Egjiptit

Kombëtarja e Egjiptit ka shënuar fitore minimale 1-0 ndaj Guinea Bissau në ndeshjen e dytë të Grupit D në kuadër të Kupës së Kombeve të Afrikës dhe goli i vetëm u shënua nga ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah.

Egjipti humbi ndeshjen e parë në Grupin D ndaj Nigerisë me rezultat 1-0, por gjeti fitoren në ndeshjen e dytë të zhvilluar në mbrëmjen e sotme (e shtunë).

“Faraonët” arritën një fitore minimale në ndeshje ndaj Guinea Bissau në një ndeshje shumë të luftuar.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të bardhë 0-0, ndërsa goli i fitores erdhi në pjesën e dytë.

Ishte ylli i Liverpoolit, Salah, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 69-të dhe ky doli të ishte goli i fitores 0-1.

Me këtë fitore, Egjipti ngjitet në vendin e dytë me tri pikë, ndërsa ndeshjen e fundit në grup do ta zhvillojë ndaj Sudanit me 19 janar. /Telegrafi/

https://twitter.com/FootbaIlForYou/status/1482449082048262151

https://twitter.com/SMXLFC/status/1482449347996487682

Exit mobile version