Telegrafi

Salah e Slimani eliminohen nga gara për ‘Topin e Artë’ afrikan, këta janë tre finalistët (Foto)

Mohamed Salah është eliminuar nga gara për të fituar ‘Topin e Artë’ të Afrikës.

Po afrohen ditët kur ‘kontinenti i zi’ do të zgjedh futbollistin më të mirë të vitit, duke ia dhënë ‘Topin e Artë’.

Së pari ishte përpiluar lista prej pesë futbollistëve që ishin në konkurrencë për të fituar çmimin më të madh për futbollistë në Afrikë.

Lexo po ashtu “Aubameyang vlen 150 milionë euro dhe jo Pogba”

Megjithatë, tani janë eliminuar dy, sulmuesi i Romës, Mohamed Salah dhe ai i Leicester Cityt, Islam Slimani.

Tre finalistët që kanë mbetur në garë për të fituar ‘Topin e Artë’ janë: Pierre Emerick-Aubameyang (Borussia Dortmund), Riyad Mahrez (Leicester City) dhe Sadio Mane (Liverpool). /Telegrafi/

Çmimi i më të mirit nga Afrika do t’i takoj njërit nga Mane, Aubameyang apo Mahrez