Mido e ka kritikuar Mohamed Salahun për pakujdesinë me infektim me coronavirus në dasmën e vëllait të tij, duke e lënë në pozitë të vështirë kombëtaren e Egjiptit.
28-vjeçari po mungon në ndeshje të rëndësishme të kombëtares së tij që po luan në Kupën e Afrikës, shkaku i infektimit me COVID-19.
Mido është acaruar nga ajo situatë e krijuar dhe për më shumë ka thënë se te kombëtarja e Egjiptit ka frikacakë që nuk guxojnë të kundërshtojnë Salahun për gabimin e bërë.
“E di se mund të jem pjesë e sulmeve për fjalët që do t’i them, por që duhet të mësohen të gjithë”, ka thënë ish-anëtari i Ajaxit dhe Tottenhamit për Al Nahar TV.
“Mohamed Salah ka bërë një gabim të madh duke marrë pjesë në martesën e vëllait të tij, pak ditë para se Egjipti të zhvillonte ndeshjet, kjo është neglizhencë dhe u infektua me coronavirus”.
“Neglizhenca e Salahut bëri që Egjipti të humbë një lojtar të rëndësishëm dhe ai po ashtu ka rrezikuar shëndetin e bashkëlojtarëve”.
“Ai nuk do duhej të merrte pjesë në dasmën e vëllait të tij, aty ku ishin rreth 800 persona, duke u përqafuar me të në dasmë”, ka shtuar më tej Mido. /Telegrafi/