Telegrafi

Salah barazon rekordin e Shearerit, Ronaldos dhe Suarezit për më shumë gola brenda një sezoni në Ligën Premier

Mohamed Salah (Getty Images)

Mohamed Salah ka vazhduar me rekorde në Ligën Premier dhe emri i tij tani do të përmendet në historinë e kampionatit anglez.

Liverpooli ka barazuar në udhëtim te West Bromwich Albion me rezultat 2-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Ligën Premier.

(Foto: Fox Soccer)

Në këtë ndeshje shënoi gol i përhershmi Salah arrin në shifrën e 31 golave duke e fut veten në analet i historisë në kampionatin anglez.

Lexo po ashtu Salah bëhet lojtari afrikan me më së shumti gola sezonal në Ligën Premier

Ylli i Liverpoolit ka barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos, Alan Shearerit dhe Luis Suarezit për gola brenda një sezoni në Ligën Premier.

Salah është në garë edhe për lojtarin e vitit në Ligën Premier (Getty Images)

I pari kishte këtë rekord Sheareal në sezonin 1995/96, duke u barazuar nga Ronaldo në sezonin 2007/08 dhe Suarez në sezonin 2013/14.

Salah ka gjasa të mira ta thyej këtë rekord në tri ndeshjet e mbetura në Ligën Premier, duke vendosur pastaj një rekord të ri në formatin e ri të Ligës Premier.

Lexo po ashtu Salah: Dua ta thyej rekordin e Ian Rush, kënaqësi kur krahasohesh me legjenda të Liverpoolit

Andy Cole dhe Shearer mbajnë rekordin e përgjithshëm me nga 34 gola për një sezon në sezonet 1993/94, respektivisht 94/95, por atëherë formati i vjetër i kampionatit i kishte 42 ndeshje.

Ndryshe, Salah është në rrugë për ta thyer edhe rekordin e legjendës së Liverpoolit, Ian Rush, i cili kishte shënuar 47 gola në të gjitha garat, ndërsa egjiptiani momentalisht ka 41 gola. /Telegrafi/