Site icon Telegrafi

Salah barazoi rekordin e golave ​​të Gerrardit për Liverpoolin në garat evropiane

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah ka barazuar rekordin e golave në garat evropiane të Steven Gerrard, pas fitores ndaj Napolit.

Goli i minutës së 85-të hapi rrugën për një fitore 2-0 ndaj Napolit në Ligën e Kampionëve në Anfield të martën mbrëma.

Kur portieri i liderëve të Serie A, Alex Meret, mezi priti goditjen me kokë të Darwin Nunez, reprezentuesi egjiptian çoi topin në rrjetë.

Ky ishte goli i tij i 41-të në Evropë, gol i cili erdhi në 64 paraqitje në Ligën e Kampionëve – dhe i 12-ti në të gjitha garat këtë sezon.

Salah gjithashtu barazoi rekordin e legjendës, Gerrard, i cili kishte shënuar gjithashtu 41 gola me klubin nga Anfield.

Golat evropianë të mesfushorit Gerrard erdhën nga 129 ndeshje në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Kupën UEFA duke përfshirë raundet kualifikuese. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version