Telegrafi

Salah acarohet me Kloppin për shkak të zëvendësimit në barazimin ndaj Brightonit

Mohamed Saha nuk ka reaguar edhe aq mirë gjatë ndeshjes me Brightonin që përfundoi 1-1.

Jurgen Klopp vendosi që në pjesën e dytë, egjiptiani të largohej nga fusha, me Liverpoolin që ishte vetëm një gol epërsi.

Duke asistuar te Diogo Jota, 28-vjeçari kishte shpresuar që të shënonte edhe ai në këtë sfidë, mirëpo nuk ishte ashtu.

Lexo po ashtu Liverpooli lëshon fitoren nga dora ndaj Brightonit

Ishte minuta e 64-të kur Salaha u largua nga fusha, për t’i liruar vendin Sadio Manes.

Egjiptiani i sapo kthyer në fushë, nuk ishte i lumtur nga ai veprim i Kloppit, duke shprehur pakënaqësinë e tij nga banka rezervë.

Kujtojmë se Salah ishte i infektuar me coronavirus dhe duke se gjermani nuk i ka besuar që të luajë për 90 minuta. /Telegrafi/