Mbrojtësi i Liverpoolit, Mamadou Sakho, ka qëndruar edhe për një vit te Reds.
Francezi kishte mundësi të largohet në orët e fundit, por refuzoi disa oferta.
Sipas medieve franceze Besiktasi, Stoke City dhe WBA kanë paraqitur oferta zyrtare për gjigantin 26-vjeçar.
Sakho kishte probleme të vazhdueshme me Jurgen Klopp, por siç duket i ka lënë pas shpine. /Telegrafi/