Telegrafi

Saka i kërkon falje Tsimikasit pas lëndimit që i shkaktoi

Pas një përplasje me Kostas Tsimikas që përfundoi me thyerjen e klavikulës së shpatullës së majtë, Bukay Saka ka adresuar një kërkim falje.

Me një barazim 1-1 ndaj Liverpoolit të shtunën, “Topçinjtë” u siguruan që të festojnë Krishtlindjet teksa gjenden në krye të renditjes në Ligën Premier.

Gabriel Magalhaes për Arsenalin dhe Mohamed Salah për Liverpoolin ishin golashënuesit në atë sfidë.

Pas një dueli, reprezentuesi anglez e shtyu me krahë Tsimikasin gjë që bëri që ai të përplasej jashtë vijës me Jurgen Klopp.

Kjo përplasje e detyroi Kloppin që të bëj një zëvendësim të hershëm dhe në vend të Tsimikas e futi Joe Gomez.

Me të dalë nga fusha, Tsimikas u dëruga menjëherë në spital ku edhe u konfirmua se ai ka thyer klavikulën.

Në një intervistë të shkurtër pas ndeshjes, Saka kërkoi falje për incidentin që shkaktoi.

Lexo po ashtu Jurgen Klopp “lëndon” lojtarin e tij ndaj Arsenalit, ai u detyrua të largohej nga loja

“Kam dëgjuar se ai ka shkuar në spital dhe natyrisht që dua t’i kërkoj falje. Unë nuk e bëra me qëllim natyrisht”, ka thënë fillimisht Saka.

“Për mua, ishte një duel 50/50 dhe unë shkova krahë për krahë me të. Unë nuk e kam parë por ai me gjasë ka rënë keq, unë nuk e pash as kur u përplas me Klopp gjithashtu. Isha shumë i fokusuar në vrapim sepse nuk mendoja se ishte faull”, përfundoi Saka./Telegrafi/