Telegrafi

Sagna dëshiron transferimin në Serie A

Mbrojtësi francez, Bacary Sagna është ende një futbollist i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Manchester Cityn.

Ai është lidhur së fundmi me një kalim tek Leicester City, por duket se nuk e ka ndërmend të vazhdoj në Ligën Premier.

Dëshira e Sagnas duket se është kampionati italian Serie A pasi një gjë të tillë vet e ka konfirmuar lojtari.

“Kisha biseda me Interin në kohën kur u largova nga Arsenali por pastaj dëshiroja të luaja ende në Ligën Premier dhe nënshkrova me Cityn”, u shpreh Sagna.

Sagna thotë se dëshiron tani t’i bashkohet ndonjërës nga skuadrat e mëdha të Italisë.

“Jam i gatshëm t’i bashkohem kampionatit italian pasi ka skuadra të mëdha si Roma, Napoli, Juventus, Milan dhe Inter”.

“Të shohim se çfarë do të ndodh në të ardhmen”, ka deklaruar Sagna për Corriere Dello Sport.

34-vjeçari ka disa oferta edhe nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/