Site icon Telegrafi

Sadio Mane thyen heshtjen, pranon se planifikon të largohet nga Liverpooli

Sulmuesi senegalez, Sadio Mane ka bërë të ditur synimet e tij për t’u larguar nga Liverpooli në këtë verë.

Mane ka qenë shumë i lidhur me një largim nga Anfield këtë verë dhe gjigantët e Bundesligës, Bayern Munich, janë shpallur si destinacioni i tij më i mundshëm.

30-vjeçari është përpjekur të qëndrojë i qetë për të ardhmen e tij, por duke folur në një konferencë për shtyp ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me Senegalin të premten, Mane dha treguesin më të qartë se ditët e tij në fanellën e Liverpoolit janë të numëruara.

Lexo po ashtu Zbulohet oferta e Bayern Munich drejt Liverpoolit për sulmuesin Sadio Mane

“Unë respektoj tifozët dhe ekipin, por 60 deri në 70 për qind e senegalezëve duan që unë të largohem nga Liverpooli? Unë do të bëj atë që ata duan”, ka thënë Mane.

Mane u nxit të diskutonte të ardhmen e tij përpara ndeshjes kualifikuese të Senegalit për Kupën e Kombeve të Afrikës kundër Beninit të shtunën dhe përgjigja e tij pa dyshim do të ketë ndezur kambanat e alarmit në Merseyside.

Bayern Munich dëshiron që Mane të luajë së bashku me Robert Leëandoëskin – me kusht që ai të mos largohet për te Barcelona duke deklaruar vetë se ditët e tij në klubin e tij aktual janë të numëruara.

Lexo po ashtu Sadio Mane ka arritur marrëveshje trevjeçare me Bayern Munichun

Drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic, mendohet se i ka dërguar Manes një ofertë me vlerë rreth 17 milionë funte në sezon, gjë që i ka lënë përshtypje sulmuesit senegalez.

Paris Saint-Germain gjithashtu po monitoron situatën e tij, por Mane vlerëson më shumë transferimin te klubi i madh gjerman. /Telegrafi/

Exit mobile version