Site icon Telegrafi

Sadiku shënon gol të bukur me kokë nga jashtë zonës

Armando Sadiku ka vazhduar me formë të mirë në La Liga 2 me skuadrën e tij Malaga.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ka realizuar një tjetër gol në futbollin spanjoll.

Malaga ka triumfuar në udhëtim te Deportivo La Coruna me rezultat të pastër 0-2, ndërsa goli i dytë në ndeshje u shënua nga elbasanasi.

Reprezentuesi i Shqipërisë realizoi me kokë nga jashtë zonës, pas një gabimi të portierit vendas.

Për Sadikun ky ishte goli i tretë me fanellën e Malgas këtë edicion.

Në këtë takim luajti si titullar edhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Keidi Bare ku pati paraqitje shumë të mirë. /Telegrafi/

Sadiku gol on Vidnews.

Exit mobile version