Telegrafi

Sadiku: Edhe ndaj Moldavisë do të luajmë me dy sulmues

Armando Sadiku (Foto: Getty Images/Guliver)

Pati vetëm pak minuta në dispozicion ndaj Islandës, ndërsa ndaj Moldavisë shpreson që të jetë titullar.

Në intervistën për SuperSport, nga grumbullimi i kombëtares shqiptare në Durrës, Armando Sadiku analizoi ndeshjen ndaj Islandës, foli për skemën e re të përdorur nga Edy Reja, si dhe preku edhe të ardhmen e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Përfaqësuesja e Shqipërisë

“Kur luan vetëm duhet të jesh i përqendruar 120 për qind. Kur luan me dy sulmues mund të kesh shumë raste. Ndihem shumë mirë me dy sulmues. Është shumë mirë kjo skemë.”

“Sulmuesit nuk morën shumë topa nga mesfusha. Në Islandë frynte shumë erë. Topi donte një precizitet, për të dalë para portierit. Na mungoi pasimi i fundit. Edhe kur fola me trajnerin, më tha të njëjtën gjë.”

“Deri në ditën e sotme, nuk e ka aplikuar këtë skemë (4-3-3). Është përqendruar vetëm te skema që luajtëm kundër Islandës”, ka thënë Sadiku.