Telegrafi

Sadiku drejt gjigantit turk

Armando Sadiku është pranë firmës me gjigantin turk të Galatasarayit.

Sipas gazetës, përfaqësuesit e dy klubeve janë në bisedime, dhe ato kanë avancuar deri ku arritja e marrëveshjes është afër.

Gjatë ditëve të fundit Sadiku ka munguar në stërvitje me Zurichun dhe ndodhet në Turqi, ku mendohet edhe të ketë kryer vizitat mjekësore.

Në mediat turke akoma nuk ka asnjë raportim për një lajm të tillë, ndërsa as lojtari nuk është kontaktuar dot.

Gjithçka ka nisur në miqësoren e para disa ditëve Zurich-Galatasaray, ku Sadiku nuk u aktivizua, ndërkohë që pritet që kjo çështje të sqarohet në orët në vijim.