Site icon Telegrafi

Sadiku – Chiellini, shqiptari tregon ‘ngacmimet’ që ia bëri italiani gjatë ndeshjes për ta bërë nervoz

Armando Sadiku është lojtari më i rrezikshëm në Kombëtaren e Shqipërisë dhe këtë e kishte ngulur në mendje edhe Giorgio Chiellini.

Mbrojtësi italian ishte hije e sulmuesit shqiptar gjatë gjithë takimit dhe këtë e tregoi në fund të ndeshjes edhe vet Sadiku.

Lexo po ashtu Chiellini: E kisha studiuar Sadikun, fanellën e ndërrova me Grezdën

CFutbollistët italianë njihen për ashpërsinë, simulimet dhe provokimet ndaj kundërshtarëve në fushën e lojës dhe këto veti të tyre i ka provuar edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare në ndeshjen e “Loro Boriçit”.

“Më godiste me bërryl dhe më pas më kërkonte falje. Je shumë i fortë, më thoshte pastaj vazhdonte lojën”, tregon Sadiku.

Më tej, ai thotë se nuk kishte parë te mbrojtësi italian ndonjë cilësi të jashtëzakonshme.

“Nuk ishte ndonjë jashtëtokësor. Edhe ai kishte pasiguri me topin”, thotë Sadiku.

Vlen të theksohet se mbrojtësi i Juventusit në fund ndërroi fanellën me Eros Grezdën. /TCh/Telegrafi/

Exit mobile version