Telegrafi

Sacchi analizon Serien A, gozhdon Milanin dhe Interin

Arrigo Sacchi nuk beson se Juventusi do të hasë probleme edhe këtë sezon në Serinë A.

Edhe pse humbi nga Genoa, trajneri i njohur thotë se skuadra bardhezi më shumë mendon për Ligën e Kampionëve.

“Titulli? E kush janë rivalët? Milani nuk është askund, Interit nuk i dihen pronarët. Mungojnë rivalët historikë. Roma? Nuk është rival historik, me tre tituj, është klub pa seriozitet. Napoli? Luan mirë, por kënaqet shpejt dhe nuk ka mentalitet fitues”.

“Juve duhet të shohë rivalët në Evropë, duhet të ndryshojë fytyrë në Ligën e Kampionëve. Futbolli italian është i tejkaluar, këtu luhet vetëm për rezultat dhe në Evropë kundërshtarët luajnë shumë më mirë”, ka thënë trajneri i njohur italian. /Telegrafi/