Telegrafi

Sabri Fejzullahu për Edon Zhegrovën: Jam krenar që e takova yllin tonë

Kosova gjatë mbrëmjes së kaluar ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Bullgarisë.

Dardanët triumfuan si mysafirë me rezultat 3-2 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit 2020.

Një prej lojtarëve që ka dhënë kontribut në triumfin tonë është edhe Edon Zhegrova, të cilin e ka takuar këngëtari Sabri Fejzullahu.

Festa e futbollistëve pas fitores historike (Foto: FFK-Kosova)

Ky i fundit e publikoi një fotografi teksa e shoqëroi me disa fjalë miradije për sulmuesin anësor të verdhekaltërve.

“Jam krenar që e takova sot herët në mëngjes në Aeroportin Adem Jashari. Lojtar i nivelit botëror. Krenar me ty o yll. Vazhdo, mos u ndal”, shkroi ajo krahas fotografisë.

Lexo po ashtu Prapaskenat e ndeshjes Bullgari – Kosovë: Alivanosja e nënkryetarit të FFK-së, njëmijë ‘Dardanë’ në Sofje, zënkë në sektorin VIP dhe festa e çmendur në zhveshtore

Pas kësaj fitoreje, Kosova është në vendin e tretë të grupit A me 5 pikë gjersa lider është Anglia me gjashtë pikë. /Telegrafi/