Këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu po qëndron në Britaninë e Madhe me familjen e tij.
Sabriu përpos qëndrimit dhe pushimit në Londër, në rrjetet social ka postuar momente nga takimi me nënën e Rita Orës.
Këngëtari fillimisht publikoi foton në rrjetin social Instagram ku të dy shfaqen të buzëqeshur.
Më pas ishte bashkëshortja e tij që po ashtu shpërndau postimin në fjalë.
Nëna e Rita Orës u shfaq në rrjetet sociale ditë më parë me mesazhe vetdijësuese, në luftën e saj kundër kancerit.
Ndërkaq, Sabri Fejzullahu së fundmi publikoi videoklip me rastin e pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=g7y7sx78iec