Nuk është hera e parë që artisti i njohur shqiptar, Sabri Fejzullahu, realizon foto profesionale, dhe urojmë as e fundit.
Por këtë herë, ai duket sikur nuk i ka kaluar të 60-at, por ngjan shumë i ri, si një 35-vjeçar.
Sabriu ka realizuar foto nga dora e fotografit Veton Osmani, që siç duket është mësuar me femrat duke i transformuar në më të reja dhe më ndryshe, duke luajtur paksa edhe me artistin e dekadave, transmeton Panorama.
E, në fakt, Sabriu me zemër është një djalosh, pasi ai vazhdon të ecë në një hap me artistët më të rinj shqiptarë, kur u referohemi koncerteve dhe këngëve me stile dhe lloje, ashtu siç i do tregu muzikor. Madje, shpeshherë ai i merr këngë edhe djalit të tij, Ermalit, nëse ndonjë kompozitor ka menduar për të, është Sabriu që e këndon atë këngë.