Telegrafi

Sabatini tregon nëse Perisic do të shkojë te United

Drejtori sportiv i Interit, Walter Sabatini, sapo ka dhënë deklaratën më të fundit të tij për situatën e Interit në tregun e transferimeve.

Nerazzurët janë në një situatë shumë të pafavorshme në tregun e transferimeve duke mos arritur të mbyllë disa marrëveshje.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

Së pari Keita, më pas edhe Schick dhe situata e komplikuar e Perisic.

Teksa po nisej nga aeroporti i Malpensas për të shkuar drejt Kinës, Walter Sabatini ka folur për Sky Sport 24 duke zbuluar zhvillimet e reja.

Sipas tij Schick nuk është ende lojtar i Interit, teksa për Perisicin mungon oferta e duhur.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga Transferimet

“Interi afër Schickut? Është një talent, por nuk është lojtari jonë për momentin. Ai është lojtar i Sampdorias”.

“Perisic? Ju të gjithë e dini se as kërkon Interi për të, por ende nuk ka ardhur propozimi i duhur”, u shpreh Sabatini.

Interi aktualisht gjendet në Azi për turneun International Champions Cup dhe për promovimin në tregun aziatik. /Telegrafi/