Site icon Telegrafi

Saab i parë me energji elektrike

Kur në vitin 2012 e mori Saab-in”, konsorciumi NEVS njoftoi se kompania do të orientohet kah prodhimi i makinave elektrike.

Megjithatë, automjeti i parë në vitin 2013 që doli nga fabrika në Trollhattan, ishte modeli i rinovuar i “Saab 9-3” me motor prej benzine, ndërsa prodhimi i versionet elektrik ishte shtyrë.

Një vit më vonë, NEVS prezantoi prototipin e parë të një Saab elektrik. Si bazë për prodhimin e automjetit elektrik shërbeu ai ekzistuesi, “Saab 9-3”, ku motorin me benzinë e kanë zëvendësuar me bateri elektrik prej litiumi dhe joni.

Prodhues ka njoftuar se motori elektrik zhvillon 140 kuaj fuqi, dhe se makina është në gjendje që 0 në 100 km/h t’i arrijë për dhjetë sekonda, ndërsa shpejtësinë më të madhe që mund të arrij është 120 km/h.

Vlen të theksohet se me një bateri të vetme elektrike, “Saab 9-3”, mund përshkoj deri në 200 kilometra. /Telegrafi/

Exit mobile version