Zekirija Ramadani ka qenë i ftuar i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Trajneri i Dritës ka rrëfyer shumë gjëra rreth karrierës së tij si futbollist dhe tani si strateg.
“Me e llogaritë, 20 për qind e rrogës më shkon në bakllava”, rrëfen trajneri shqiptar në “Arena e Yjeve”.
“Prej Feronikelit, është prej dëshirës. Vjen Shkupi, pasi atje është një firmë që i bënë bakllavat e mira”.
“I kam pru në fillim në Feronikel edhe futbollisti ta bën reklamën edhe të fut në borxh…”, vazhdoi më tej Ramadani.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Pro Transport, Muqa Solar dhe KGM Kosova. /Telegrafi/