Site icon Telegrafi

Sa do të zgjasë inflacioni? Përgjigja qëndron në të kaluarën

Definicioni i preferuar i Rezervës Federale amerikane në lidhje me inflacionin dikur i takonte periudhës kalimtare: Inflacioni është kalimtar dhe rritja e çmimeve do të jetë e përkohshme. Por, kjo nuk është më kështu.

Normat e inflacionit janë rritur ndjeshëm që nga gushti i vitit 2021 dhe kanë qenë jashtë kufijve të normales prej 2-4 për qind gjatë një viti të plotë kalendarik, raporton cnn.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit 8.5 për qind në muajin mars, një normë që nuk ishte parë që nga dhjetori i vitit 1981, transmeton Telegrafi.

Pra, banka qendrore është ndarë nga “koha kalimtare” dhe i ka vënë sytë te një term i ri modifikues i inflacionit: i rrënjosur.

“Është detyra jonë të sigurohemi që inflacioni i natyrës së lartë të mos rrënjos ekonominë”, tha kryetari i FED-it, Jerome Powell, menjëherë pasi njoftoi një rritje të normës së interesit me gjysmë pikë për të luftuar inflacionin.

Është e paqartë se si duket saktësisht inflacioni i rrënjosur ose si do ta dimë nëse e kemi arritur atë. FED-i ka dhënë shumë pak udhëzime në përgjithësi – gjegjësisht pas sa kohe rritja e normës së interesit do ta ndal inflacionin?

“Është një mjedis shumë i vështirë dhe nuk mund të të japësh parashikime përpara 60 apo 90 ditëve”, tha Powell. “Ka shumë gjëra që mund të ndodhin në ekonomi dhe në mbarë botën”, shtoi ai.

Nuk ka asgjë më shumë se sa pasiguria që e urrejnë më së shumti investitorët e huaj ndërsa ndërsa normat në rritje godasin tregjet amerikane, ata duan më shumë udhëzime.

Amerikanët, të cilët janë goditur rëndë nga rritja e çmimeve të gazit dhe ushqimeve, gjithashtu duan të dinë se kur më në fund mund të ndiejnë lehtësimet, veçanërisht nëse rritja e normës së FED-it rrezikon të dërgojë ekonominë në një recesion.

E kaluara mund të ofrojë një pasqyrë

Shikimi në të kaluarën mund të ofrojë një pasqyrë: Megjithëse çmimet kanë qenë relativisht të qëndrueshme gjatë katër dekadave të fundit, luhatjet e mëdha nuk ishin të rralla përpara fillimit të viteve 1980.

Historia (dhe të dhënat e FED-it) tregojnë se nxitësi i inflacionit është i rëndësishëm në parashikimin se kur do të ulen më në fund normat: Çmimet u rritën me ritme shumë të shpejta gjatë Luftës së Parë Botërore dhe Luftës së Dytë Botërore si rezultat i kufizimeve të kohës së luftës, por sërish ranë.

Lexo po ashtu Pse Britania e Madhe ka inflacionin më të lartë sesa vendet e tjera të G7?

Në vitet 1970, SHBA-ja përjetoi kohëzgjatjen më të madhe të inflacionit. Presidenti amerikan, Richard Nixon hoqi dollarin nga standardi i arit ndërsa rritjet e çmimeve të naftës shtynë normat e inflacionit të arrijnë shifrat prej 12.3 për qind deri në fund të vitit 1974. FED filloi të praktikonte politikën monetare “stop-go”, duke rritur normat standarde deri në 16 për qind dhe më pas ranë shumë shpejt, duke dërguar në një cikël në të cilin rritja e normave të interesit nuk e uli inflacionin, transmeton Telegrafi.

Nga fundi i viteve 1970, kryetari i Rezervës Federale, Paul Volcker i dha fund asaj politike. Ai ngriti normat derisa inflacioni pësoi rënie, duke e futur SHBA-në në recesion (e dyta e dekadës), por më në fund duke ulur përgjithmonë normat e inflacionit, ku ato mbetën ashtu gjatë 40 viteve të ardhshme.

“Kam një admirim të jashtëzakonshëm për [Volcker]”, tha Powell javën e kaluar, kur u pyet për ndryshimet e politikave të tij. “Ai kishte guximin të bënte atë që mendonte se ishte gjëja e duhur”, shtoi ai.

Duke parë përpara

Pra, a do të duhen gati 20 vjet dhe dy recesione për të na kthyer në normalitet jetën? Powell sigurisht që nuk mendon kështu. Ekonomia është e fortë dhe të dhënat e papunësisë nuk duken aspak si në vitet 1970.

Shumë besojnë se ne kemi arritur tashmë kulmin e inflacionit dhe numrat kanë filluar të bien.

Analistët shpesh flasin për frikën e stagflacionit të viteve 1970 dhe i krahasojnë situatat tona aktuale, por inflacioni i sotëm është shkaktuar nga një përzierje e krizës globale, ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit dhe rritjes së kërkesës së konsumatorëve pasi pandemia kishte goditur ekonominë.

“Periudha e inflacionit pas Luftës së Dytë Botërore ka të ngjarë të jetë një krahasim më i mirë për situatën aktuale ekonomike se sa vitet 1970 dhe na jep indikacione se inflacioni mund të bjerë shpejt pasi zinxhirët e furnizimit të jenë plotësisht në rregull”, pohuan këshilltarët ekonomik të Shtëpisë së Bardhë.

Lexo po ashtu Inflacioni shqetësimi më i madh i gjermanëve

Megjithatë, ndërsa rritja ngadalësohet dhe tregjet bien – stagflacioni dhe inflacioni ngjitës – përhapen shpejt.

“Ne presim që inflacioni në SHBA të ngadalësohet gjatë dy viteve të ardhshme”, shkruajnë në analizën e tyre analistët e Bankës së Amerikës.

“Ka prova paraprake të një lehtësimi të sfidave të zinxhirit të furnizimit dhe ne presim që ekonomia do të bëjë ‘dy hapa para, një hap prapa’ në vitin e ardhshëm”, vlerësojnë ata.

Por kjo nuk do të jetë një luftë e gjatë dhjetëvjeçare, parashikojnë ata.

Çmimet duhet të fillojnë të bien deri në vitin 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version