Telegrafi

Sa shumë armiq ka trajneri i ri i Barcelonës – nga Simeone te Pellegrino, thumbimet e tij për ‘timonierët’ kundërshtarë

Barcelona kanë emëruar Quique Setien si trajnerin e tyre të ri, por a e kanë ditur që ai ka shumë armiq në futbollin spanjoll.

Trajneri i ri njihet si trajner që nuk trembet për të ndarë mendimet e tij.

Setien ka humbur disa miq gjatë rrugës me deklaratat e tij, ndërsa më poshtë Marca i ka renditur disa nga zënkat e tij më të mëdha.


Mauricio Pellegrino

Pasi Leganes mposhti Real Betis 3-0 sezonin e kaluar, Setien ishte kritik ndaj stilit të lojës të ekipit që stërvitej nga Mauricio Pellegrino.

“Atyre nuk u interesojnë të luajnë mirë.  Ata bëjnë katër gjëra spektakolare mirë me lojtarët që kanë”.

“Por nëse i kërkoni që të luajnë si ne, sigurisht që do të ishte e vështirë”.

Kur dëgjoi komentet, Pellegrino u përgjigj:  “Të gjitha ekipet e mia luajnë në një mënyrë tjetër. Futbolli i mirë është shumë gjëra, jo vetëm një”, ka thënë ai.


Santiago Canizares

Legjenda e Valencias , Santiago Canizares ishte kritik ndaj Setien pas incidentit të Leganes, kur trajneri i ri i Barcës, kritikoi kolegun e tij.

“Unë gjithmonë kam preferuar trajnerët që kanë më shumë pikë sesa lëvdata”, shkroi ai në Twitter.


Joseba Etxeberria

Pa e emërtuar Setien, legjenda e Athletic Bilbao, Joseba Etxeberria kritikoi gjithashtu trajnerin e ri të Barcelonës.

“Unë mendoj se ju e humbni besueshmërinë nëse sulmoni mënyrat e të tjerëve të të luajturit për të mbrojtur mënyrën tuaj të të luajturit”.

“Ky është mendimi im personal. Respektoni të tjerët dhe ju do të respektoheni”, ka shkruar ai.


Diego Simeone

Në kohën kur Setien ishte trajner i Las Palmas, ai pati një përplasje me Diego Simeonen.

Përpara një ndeshje në janar të vitit 2016, Setien i tha Simeone se ai mendonte se po bënte një punë të mirë por që nuk i pëlqente mënyra se si luan Atletico Madrid.

Simeone pati një mesazh pasi skuadra e tij e fitoi atë ndeshje 2-0.

“Një trajner nuk trajnon për veten e tij, por për klubin ku ai punon. Trajnerët duhet të stërviten për klubin ku ata punojnë sepse anëtarët e klubit janë ata që i paguajnë dhe i lejojnë ata të bëjnë jetesë nga futbolli”.

“Trajnerët nuk duhet të argëtohen për veti, megjithëse jam i sigurt se ka disa trajner që bëjnë. Ekipi që sulmon më shumë nuk është më i miri nga të gjitha ekipet dhe skuadra që mbron në mënyrë të organizuar nuk është më e keqja”, kishe thënë Simeone.


Jose Bordalas

Konflikti i Setien me trajnerin e Getafe, Jose Bordalas është ndoshta më i madhi dhe ka vazhduar. E gjitha filloi në vitin 2013 kur Setien ishte te Lugo, ndërsa Bordalas drejtonte Alcorconin.

Ekipi i Setienit humbi 1-0 dhe ai ishte shumë kritik pas kësaj. “Ne humbëm në një ekip që nuk meritonte të fitonte. Nuk më pëlqen të shoh lojtarët që humbin kohë”.

“Nga ekipet afër krye të tabelës, shpresoj që Alcorcon të mos fitojë promovim sepse më dhemb t’i shikoj ata. Ata janë një ekip i vështirë sepse nuk luajnë futboll dhe nuk lejojnë të tjerët ta bëjnë këtë gjë. Ata ndërpresin lojën dhe humbasin kohën”, kishte thënë Setien.

Bordalas u përgjigj dhe e quajti atë një mungesë respekti, duke u bërë thirrje autoriteteve të futbollit të ndërmarrin veprime kundër komenteve.

Më vonë, me Bordalas në Getafe dhe Setien te Real Betis, ky i fundit e kritikoi përsëri Bordalas pas një humbje.

“Ishte e turpshme, Getafe është skuadra që kryen më së shumti faulle. Nuk është futboll, është diçka tjetër”, tha ai.


/Telegrafi/