Spekulime të ndryshme ka pasur për shëndetin e presidentit rus Vladimir Putin ndërkaq së fundmi u pikas diçka tjetër gjatë fjalimit të tij për Vitin e Ri.
Sipas videos që po shpërndahet në rrjetin social Twitter, pjesë e shkurtër e fjalimit të tij – Putini shihet derisa kollitet koxha shpesh derisa tentonte të fliste, kollitja po ia pamundësonte atij të shprehte fjalët.
How sick is Putin? The Russian dictator’s health has long been subject to wild speculation, but the odd coughing in his New Year address would suggest that he is not a well man. If they used this version of the video, other takes must have been even worsepic.twitter.com/rkyXQYqIyI
— Business Ukraine mag (@Biz_Ukraine_Mag) December 31, 2022
Një faqe si duket ukrainase shpërndau videon derisa ngriti çështjen se sa i sëmurë është presidenti rus, derisa thekson se shëndeti i tij ka qenë subjekt i një spekulimi të gjerë. Por kollitja e çuditshme sipas faqes sugjeron se ai nuk është mirë me shëndet.
Videoja gjithashtu u shpërnda nga gazetari i BBC-s, Francis Scarr.
Coughing away in his NY address pic.twitter.com/ZJ1YTAW026
— Francis Scarr (@francis_scarr) December 31, 2022
Presidenti Putin vizitoi selinë e qarkut ushtarak jugor të vendit të tij dhe regjistroi video-mesazhin për Vitin e Ri të shtunën.
Në regjistrimin nëntë minutësh – fjalimi më i gjatë i tij Vitit të Ri – Putin tha se “drejtësia morale dhe historike është në anën e tyre”, sipas CNN, përcjell Telegrafi.
“Ishte një vit me ngjarje vërtet të rëndësishme, fatale. Këto ngjarje janë bërë ky kufi, i cili hedh themelet për të ardhmen tonë të përbashkët, pavarësinë tonë të vërtetë”, tha ai, në një referencë të fshehtë për luftën e Rusisë në Ukrainë.
Putin e regjistroi fjalimin në një bazë ushtarake në qytetin e Rostov-on-Don.
Gjatë vizitës së tij të shtunën, udhëheqësi rus foli me komandantët e ushtrisë dhe ua dorëzoi flamujt e betejës formacioneve të reja ushtarake.
Edhe pse Rusia është goditur nga sanksionet perëndimore për vite me rradhë, Putin mes tjerash tha se “një luftë e vërtetë sanksionesh është shpallur kundër tyre këtë vit”. /Telegrafi/