Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois do të përballen sonte në Poloni në duelin e peshave të rënda.
Është një mundësi e shkëlqyer për britanikun që të bëhet kampioni i ri i peshave të rënda WBO, IBF, IBO dhe WBA.
Oleksandr Usyk tashmë ka krijuar histori në boksin botëror pasi dominoi dy herë ndaj Anthony Joshuas.
Ai fitoi më shumë se 30 milionë euro nga dy ndeshje kundër AJ-t, ndërsa këtë fundjavë Usyk do të fitojë katër milionë euro të garantuara dhe fitimet e përgjithshme do të rriten në 10 milionë dollarë bazuar në shikime (pay per view).
Kundërshtari Daniel Dubois do të fitojë 1.5 milion euro për luftën dhe fitimet e përgjithshme rriten në tre milionë euro nëse arrihen mbi 600 mijë shikime (pay per view).
Dubois dominojë kundërshtarët si Kevin Lerena dhe Trevor Bryan për të luftuar kundër Usyk. /Telegrafi/