Telegrafi

Sa para i ka fituar Liverpooli duke e mposhtur Chelsean në Superkupën e Evropës në Stamboll

Liverpool . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Liverpooli e ka mposhtur Chelsean për ta fituar Superkupën e Evropës dhe përveç kësaj ata janë pasuar edhe si klub. 

Ndeshja shkoi në penallti pasi për 90 minuta dhe pas vazhdimeve rezultat ishte 2-2. Tammy Abraham e humbi penalltinë vendimtare.

Fituesit e ndeshjes i kanë fituar 4,5 milionë euro, ndërsa humbësit do të shkojnë në shtëpi me 3.5 milionë euro.

Liverpool (Getty Images)

Paratë e fituara janë pak në krahasim me atë që e morën në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar, ku Reds futën në konton e tyre 110 milionë  euro.

Chelsea ndërkohë fitoi rreth 40 milionë euro kur e mposhti arsenalin në finalen e Ligës së Evropës.  /Telegrafi/