Shqipëria mori vetëm një pikë dhe u eliminua në grupe në Euro 2024. Humbjet me Italinë (2-1) dhe Spanjën (1-0), i bashkohet barazimi me Kroacinë (2-2), për t’i dhënë fund kampanjës në grupin më të vështirë të mundshëm.
Kombëtarja e Shqipërisë në Euro nuk luante vetëm për pikët dhe ngjyrat e kombit, por edhe për shpërblime të mëdha financiare nga UEFA.
Kështu, FSFH mori 9.25 milionë euro për arritjen e një vendi në Euro 2024.
Fitorja në grupe në këtë Kampionat Evropian vlente 1 milion euro, ndërsa barazimi kap vlerën e gjysmë milioni euro. Shqipëria barazoi një herë.
Në total, pra, FSHF arkëtoi 500 mijë euro shtesë. Nëse kësaj i shtojmë edhe shumën e kalimit në grupe, atëherë në arkat e FSHF-së shkuan gjithsej 9 milionë e 750 mijë euro.
Për ekipet në garë, plasimi në 1/16 kap vlerën e 1.5 milionë eurove. Çerekfinalja sjell edhe 2.5 milionë euro, ndërsa gjysmëfinalja 4 milionë euro.
Humbësi në finale merr 5 milionë euro, ndërsa kampioni i Evropës merr 8 milionë euro.
Fituesi i Euro 2024 mund të fitojë në maksimumi 28.25 milionë euro. /Telegrafi/