Telegrafi

‘Sa mendoni se peshoj’ – Bebe Rexha publikon video me të brendshme

(Foto: Instagram/beberexha)

Bebe Rexha ka ngacmuar imagjinatën me një video të re të shpërndarë në profilin e saj në Instagram.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore është paraqitur në poza tërheqëse vetëm me të brendshme.

31-vjeçarja nuk ka hezituar të vë në plan të parë edhe pjesën më të përfolur të fizikut të saj – të pasmet.

Lexo po ashtu Bebe Rexha sjell klipin e ri "Chain My Heart" me skena të nxehta dhe performancë provokuese

Në ndërkohë mbishkrimi në video fillon me pyetjen: “Sa mendoni se peshoj?”, për të vazhduar me: “Nuk është punë e juaja”.

“Se unë jam një ‘vajzë e keqe’ pa marrë parasysh peshën time”, vazhdon mbishkrimi më tej dhe pastaj thuhet se ajo peshon rreth 75 kilogramë. /Telegrafi/