Site icon Telegrafi

Sa liderë ka Hamasi – shumica e tyre e kaluan jetën duke iu shmangur atentateve izraelite

Shumë nga njerëzit e rangut më të lartë që i përkasin grupit militant palestinez Hamas mbajnë një profil të ulët publik, ndërsa të tjerë kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës së tyre duke shmangur tentativat për vrasje nga ushtria izraelite.

Edhe pse Yahya Sinwar, kreu i Hamasit në Gaza, është aktualisht më i kërkuari në mesin e ushtrisë izraelite, ai nuk është i vetmi lider.

Ai u konsiderua një nga ata më përgjegjës për sulmin e 7 tetorit që grupi kreu në Izrael vitin e kaluar, ku mbetën të vdekur rreth 1200 palestinezë.

Yahya Sinwar

Sinwar ka lindur në vitin 1962. Ai është themeluesi i shërbimit të sigurisë së Hamasit i njohur si Majd, i cili menaxhon çështjet e sigurisë së brendshme, heton agjentët e dyshuar izraelitë dhe gjurmon oficerët e inteligjencës dhe sigurisë izraelite.

Ai u arrestua tre herë. Pas arrestimit të tretë në vitin 1988, ai u dënua me katër burgime të përjetshme. Megjithatë, ai ishte në mesin e 1027 të burgosurve palestinezë të liruar nga Izraeli në këmbim të një ushtari izraelit të mbajtur rob nga Hamasi për më shumë se pesë vjet, raporton bbc.

Lexo po ashtu Kush është Yahya Sinwar, 'orkestruesi kryesor i sulmit të 7 tetorit' dhe njeriu më i kërkuar nga Izraeli?

Yahya u kthye në pozicionin si udhëheqës i shquar në Hamas dhe u emërua kreu i byrosë politike të grupit në Rripin e Gazës në vitin 2017. Në vitin 2015, SHBA përfshiu Sinwar në listën e zezë të “terroristëve ndërkombëtarë”, transmeton Telegrafi.

Sigurisht, kërkimi gjithnjë e më sfidues i ushtrisë izraelite për Sinwar është në vazhdim, prandaj IDF ka thënë se nuk do të ketë fund të luftës pa vdekjen e tij.

Ismail Haniyeh

Udhëheqësi i përgjithshëm i Hamasit konsiderohej Ismail Haniyeh, i cili, ndryshe nga të tjerët, është më i spikatur në sytë e publikut dhe shpeshherë i drejtohet dhe takohet në negociatat e paqes.

Kështu, ai së fundmi tha se Hamasi nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që nuk i jep fund luftës.

Izraeli e burgosi Haniyeh për tre vjet në vitin 1989 ndërsa shtypi kryengritjen e parë palestineze. Më pas në vitin 1992 ai u internua së bashku me udhëheqës të shumtë të Hamasit. Pas një viti në mërgim, ai u kthye në Gaza. Në vitin 1997, ai u emërua shef i zyrës së udhëheqësit shpirtëror të Hamasit.

Lexo po ashtu Izraelitët pretendojnë se kanë vrarë komandantin e lartë të Hamasit gjatë sulmeve ajrore në jug të Gazës

Ai u emërua kryeministër palestinez në vitin 2006 nga presidenti Mahmoud Abbas pasi Hamasi fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet kombëtare, por u rrëzua një vit më vonë pasi grupi dëboi partinë Fatah të Abasit nga Rripi i Gazës.

Haniyeh e hodhi poshtë largimin si “jokushtetues”, duke theksuar se qeveria e tij “nuk do të braktisë përgjegjësitë e saj kombëtare ndaj popullit palestinez” dhe vazhdoi të sundojë në Gaza.

Ai u zgjodh kryetar i byrosë politike të Hamasit në vitin 2017. Gjatë vitit 2018, SHBA e shpall terrorist. Ai ka jetuar në Katar vitet e fundit.

Mohammed Deif

Mohammed Deif njihet si “Mysafiri” dhe është një nga figurat më misterioze të Hamasit. Për vite të tëra, shërbimet e inteligjencës izraelite janë përpjekur të identifikojnë dhe eliminojnë Deifin, por edhe pas vitesh kërkimesh, askush nuk e di as pamjen bazë të Deifit.

Ai është një figurë e fshehtë e njohur për palestinezët si “Mjeshtri” dhe për izraelitët si “Macja e nëntë jetëve”.

Atentati më i rëndë ndaj tij ishte në vitin 2002, të cilit Deif i mbijetoi, por humbi njërin sy. Izraeli thotë se ka humbur edhe një këmbë edhe një krah dhe ka vështirësi në të folur.

Forcat izraelite të sigurisë nuk arritën ta vrasin përsëri Deifin gjatë një sulmi në Rripin e Gazës në vitin 2014, por ata vranë gruan dhe dy fëmijët e tij.

Marwan Issa

Udhëheqësi i Hamasit, Marwan Issa, është një nga ata që Izraeli arriti të eliminojë. Përkatësisht, ai u vra në një sulm ajror izraelit, të cilin e konfirmoi zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan. Nga ana tjetër, Hamasi nuk ka komentuar zyrtarisht raportet për vdekjen e tij.

Komandanti i lartë njihet edhe si “Njeriu në hije” dhe konsiderohet si krahu i djathtë i Deifit. Para se të raportohej vdekja e tij, ai ishte në listën e më të kërkuarve të Izraelit dhe u plagos kur Izraeli u përpoq ta vriste në vitin 2006.

Aeroplanët luftarakë izraelitë shkatërruan shtëpinë e tij dy herë gjatë pushtimit të Gazës në 2014 dhe 2021, duke vrarë vëllain e tij.

Khaled Mashal

Meshal është një nga themeluesit e Hamasit, të cilit dikur iu injektua një substancë helmuese teksa ecte në rrugë. Më konkretisht, nën udhëzimet e drejtpërdrejta të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, agjencia izraelite e spiunazhit Mossad tentoi të vriste Meshaalin në vitin 1997 ndërsa ai jetonte në Jordani.

Në vitin 2017, Hamasi zgjodhi Ismail Haniyeh për të pasuar Meshaalin si kreun e byrosë së tij politike dhe Meshaal u bë kreu i byrosë politike të grupit jashtë vendit.

Mahmoud Zahar

Ai konsiderohet si një nga liderët më të shquar të Hamasit dhe anëtar i udhëheqjes politike të lëvizjes.

Ai shkoi në shkollë në Gaza dhe universitet në Kajro, më pas punoi si mjek në Gaza dhe Khan Younis derisa autoritetet izraelite e pushuan atë për shkak të pozitës së tij politike.

Ai u mbajt në burgjet izraelite në vitin 1988 dhe ishte ndër ata të dëbuar nga Izraeli në vitin 1992, ku kaloi një vit.

Pasi Hamasi fitoi zgjedhjet e përgjithshme palestineze të vitit 2006, Zahar iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme në qeverinë e sapoformuar të kryeministrit, Ismail Haniyeh.

Izraeli u përpoq të vriste Zaharin në vitin 2003, kur një aeroplani hodhi një bombë në shtëpinë e tij në qytetin e Gazës. Sulmi pësoi lëndime të lehta, por vrau djalin e tij të madh, Khaled.

Djali i tij tjetër, Hossam, i cili ishte anëtar i brigadave të al-Qassam, u vra në një sulm ajror izraelit në Gaza në vitin 2008. /Telegrafi/

Exit mobile version