Nuk është befasi që këtë vit klubet kanë tejkaluar investimet nga edicioni i kaluar, ashtu që klubet e Ligës Premier deri më tani kanë shpenzuar 895 milionë funte (1.05 miliard euro).
Klubi që ka shpenzuar më së shumti është Manchester City që ka harxhuar 165 milionë funte (194 milionë euro).
Të gjitha lajmet rreth TRANSFERIMEVE
City ka transferuar tetë lojtarë të rinj, ndërsa më të shtrenjtit janë John Stones (47.5 milionë funte) dhe Leroy Sane (37 milionë funte).
Klubi i dytë që ka shpenzuar është Manchester Unitedi që deri më tani ka harxhuar 157 milionë funte (184.5 milionë euro).
Padyshim se transferi më i shtrenjtë i Djajve të Kuq është edhe transferi më i shtrenjtë në histori të futbollit, Paul Pogba (89 milionë funte). /Telegrafi/