Site icon Telegrafi

Sa ka shpenzuar kryeministri Haradinaj për derivate (Dokument-Video)

Kryeministri Ramush Haradinaj që nga marrja e postit të kryeministrit më 9 shtator të vitit 2017, ka qenë shumë i angazhuar me takime dhe vizita nëpër komuna e institucione të tjera.

E për t’i kryer këto vizita dhe takime kryeministri ka shfrytëzuar veturën e tij zyrtare.

Vetura me të cilën vozitet kryeministri, nga marrja e mandatit e deri më 31 dhjetor 2017, ka shpenzuar 1313.05 litra derivate në vlerë prej 1330 euro.

“Në periudhën shtator-dhjetor 2017, kryeministri Ramush Haradinaj ka shpenzuar 1313.05 litra derivate në vlerë prej 1330 euro”, është thënë në përgjigjet e Zyrës së Kryeministrorit pas kërkesës së Telegrafin për qasje në dokumente publike.

Ndryshe, shpesh herë është raportuar në media për keqpërdorimin e veturave zyrtare gjatë dhe pas orarit të punës nga ana e zyrtarëve qeveritarë. Kjo ka bërë që të shtohen shpenzimet për derivate të veturave zyrtare.

Lexo po ashtu Zyrtarët e shtetit voziten me 861 vetura "3Z", jashtë përdorimit 104 (Video)

Javën e kaluar Telegrafi ka raportuar se zyrtarët e shtetit me 861 vetura “3Z”, derisa të papërdorshme janë 104 vetura. /Telegrafi/

Exit mobile version