Telegrafi

Sa janë rritur vajzat e presidentit Obama (Foto)

Malia (17 vjeçe) dhe Sasha Obama (14 vjeçe) tashmë janë shndërruar në dy femra të bukura.

Vajzat e Barack dhe Michelle Obamas dukeshin mahnitëse të enjten mbrëma, kur morën pjesë në darkën e parë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë.

Ato kishin veshur fustane magjepsëse, ndërsa kanë kaluar ca kohë edhe me aktorin Ryan Reynolds. Derisa Malia, e cila po shndërrohet në një kopje të nënës së saj, ishte ulur afër ish-yllit të “Grey’s Anatomy”, Sandra Oh.

Presidenti Obama nuk ka mundur që mos të flasë për vajzat në fjalimin e tij, transmeton Telegrafi.

“Kur u zgjodha për herë të parë për këtë zyrë, Malia ishte vetëm 10, ndërsa Sasha shtatë vjeçe. Dhe ato rriten shumë shpejt. Tash Malia po shkon në kolegj…dhe unë kam filluar të mallëngjehem”, ka thënë Obama. /Telegrafi/