Bukuroshja nga Zvicra ishte pjesë e panelit në jurinë për të zgjedhur vajzën që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Universe 2015″, ku bënin pjesë Bleona Qereti, Gabriel Garko dhe Armina Mevlani.
Heidi Lushtaku ka marrë komplimente për fustanin e saj seksi që është dalluar edhe nga bukuroshet e tjera që garonin në këtë mbrëmje bukurie.
Bukuroshja ka bërë të ditur se fustani i saj është punuar i tëri në dorë nga kompania zvicerane e rrobave “Hera”, ndërsa ka kushtuar hiq më pak se 4500 euro, transmeton albinfo.
Vlen të theksohet se fituesja e kësaj gare u shpall Megi Luka, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në “Miss Universe” në Shangai të Kinës.
Kujtojmë se Heidi Lushtaku ishte finaliste e “Miss Zvicra 2013”, kurse aktualisht është njëra nga modelet më të njohura në shtetin zviceran.