Kishte vite që tri skuadra italiane nuk kalonin fazën e grupeve në Ligës së Kampionëve.
Por këtë vit Napoli, Interi dhe Milani bënë mirë dhe siguruan kalimin në mesin e 16-të më të mitave, ndërkohë ajo që kalonte pothuajse gjithmonë, Juventusi, do të vijojë rrugëtimin evropian në Ligën e Evropës.
Por sa kanë fituar klubet e Serie A në garën më prestigjioz në botë?
Në krye qëndron Napoli, që e mbylli grupin A në krye duke lënë pas Liverpoolin dhe Ajaxin. Klubi që kryeson Serie A, ka arkëtuar 66.6 milionë euro.
Më pas renditen kuqezinjtë e Milanit me 60.1 milionë euro, një shumë e mirë, duke marr parasysh që vitin e shkuar fituan vetëm 45.2 milionë euro sezonin e kaluar.
Interi ia doli të kualifikohej në një grup të vështirë me Bayernin dhe Barcelonën.
Zikaltrit arkëtuan 57.2 milionë euro këtë sezon, më pak se sezonin e kaluar kur të ardhurat prekën shifrën 61.9 milionë euro.
Në fund është Juventusi që mori 52.9 milionë euro fitime. Sa i përket sezonit të kaluar, bardhezinjtë arkëtuan 71.8 milionë euro.
Fitimet e klubeve të Serie A nga Liga e Kampionëve
1- NAPOLI – 66.6 milionë euro
2- MILAN – 60.1 milionë euro
3- INTER – 57.2 milionë euro
4- JUVENTUS – 52.9 milionë euro
/Telegrafi/