La Gazzeta dello Sport ka llogaritur pagat e lojtarëve që qëndrojnë në bankën rezervë dhe Interi në këtë aspekte prinë.
Klubi nga Milano barazoi ndaj Romës me rezultat 2-2 dhe pas ndeshjes trajneri Antonio Conte u kritikua për menaxhimin me fondin e lojtarëve.
Trajneri italian në ka një bankë rezervë si asnjë ekip tjetër, të cilët luajnë pak, por si tërësi paguhen shumë:
Ndaj Romës zikaltrit kishin në bankën rezervë: Kolarov (3 milionë euro), Gagliardini (1,5), Young (3), Perisic (5), Padelli (o,5 milionë), Radu (1), Ranocchia (1,8), Sensi (2), Eriksen (7,5), Sanchez (7). Totali: 32,3 milionë euro paga.
Juventusi ndaj Sassuolo: Buffon (1,5), Chiellini (3,5), Bernardeschi (4), Rabiot (7), Ramsey (7), Morata (5), Kulusevski (2,5). Totali: 30,5 milionë euro.
Milani kundër Torinos: Tatarusanu (1,2), Conti (2), Kalulu (0,6), Musacchio (2), Colombo (0,3), Duarte (1), Dalot (1), Calhanoglu (2,5), Ibrahimovic (7), Maldini (0,3). Totali: 17,9 milionë euro.
Roma ndaj Interit: Fuzato (0,5), Juan Jesus (2,2), Kumbulla (1,8), Diawara (2,5), Cristante (2), Carles Perez (2), Borja Mayoral (2,3). Totali: 13,3 milionë euro,
Atalanta ndaj Beneventos: Sutalo (0,25), Lammers (0,8), Caldara (1), Gjimshiti (0,8), Sportiello (0,6), Malinovskiy (1), Muriel (1,8), De Paoli (0,35), Miranchuk (1,5), Maehle (0,65). Totali: 8,75 milionë euro.
Napoli ndaj Udineses: Ospina (1,4), Contini (0,3), Politano (2,2), Koulibaly (6), Ghoulam (2,4), Lobotka (2), Maksimovic (1,2), Mario Rui (2,1), Elmas (1,5), Demme (2,5), Llorente (2,5). Totali: 24,1 milionë euro. /Telegrafi/