Site icon Telegrafi

Sa është shuma monetare që Kosova e shpërblen Laura Fazliun për medaljen e bronztë

Foto: Steph Chambers/Getty Images)

Laura Fazliu i ka siguruar Kosovës medaljen e dytë olimpike, pas Distria Krasniqit që fitoi të argjendtën.

Xhudistja nga Mitrovica ia doli të mposhte kanadezen Catherine Beauchemin-Pinard në kategorinë deri në 63 kilogramë, për të rrëmbyer të bronztën.

Ishte një rrugëtim plotë sfida për Laurën, por që në fund u shpërblye për të gjithë mundin.

Lexo po ashtu Me çfarë shume monetare e shpërblen Distria Krasniqin shteti i Kosovës si fituese e medaljes së argjendtë

Por, shpërblimet për Fazliun nuk ndalen me kaq, pasi me këtë sukses pason edhe një shumë monetare.

Shteti i Kosovës, është vendi që shpërblen më së shumti në rajon sportistët që sjellin medalje nga Lojërat Olimpike.

Medalja e artë nga Lojërat Olimpike shpërblehet me një shumë prej 100 mijë eurosh, e argjendta 60 mijë, si dhe e bronzta 40 mijë euro.

Si fituese e medaljes së bronztë në “Paris 2024”, Laura Fazliu i takojnë 40 mijë euro.

Trajnerët marrin gjysmën e shumës që fitojnë sportistët kësaj radhe 20 mijë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version