Telegrafi

S4MM thotë se nuk do të merret më me gjëra të tilla si në këngën “1 gur, 2 plluma”

S4MM (Foto: YouTube/S4MM)

“1 gur, 2 plluma” është titulli i këngës më të re të S4MM që ka bërë shumë bujë vetëm një ditë pas publikimit.

Kënga e re është etiketuar si ‘diss’ ndaj disa prej kolegëve, të cilët më herët i kanë bërë ‘diss’ Samir Selimit (emri i vërtetë i reperit).

Reperi nga Tetova ka bërë disa sqarime në rrjetet sociale lidhur me vendimin e tij për realizimin e këtij projekti.

“Ja dhurata ime, edhe pse nuk kam dashur të merrem me gjëra të këtilla, por vetëm pse më keni sharë për asnjë arsye mua personalisht. D.m.th e kam pasur të domosdoshme që t’jua kthej”.

Lexo po ashtu Lajmet për S4MM

“P.S. Ju tjerët mos pritni diçka se nuk ndodh. Fundi i kësaj teme”, ka shkruar Samiri në një postim në Instagram.

“U kam thënë, mos me bë punën kështu, po nuk më besuan. Edhe nuk merrem më me këto gjëra. Tash bëni ‘diss’ krejt me rend”, ka shkruar reperi në një postim tjetër.

“Medelina” ishte kënga që e futi Samirin fuqishëm në skenën muzikore shqiptare, ndërsa më pas ai solli disa hite duke i përfshirë edhe bashkëpunimet, në veçanti ato me Noizyn. /Telegrafi/