“Tradhtare” mbetet e fundit këngë e publikuar nga reperi i njohur shqiptar, S4MM.
Ky projekt, i cili u aludua t’i jetë dedikuar ish-bashkëshortes së tij, u prit mirë nga publiku dhe deri më tani ka mbledhur mbi katër milionë klikime.
Sidoqoftë, duket se tani është radha për një tjetër këngë nga Samir Selimi (emri i vërtetë) dhe një tillë sapo e ka paralajmëruar.
Përmes një postimi të ndarë në InstaStory, artisti tregon se ka filluar punën për projektin e ri.
“Kënga e re po vjen”, ka shkruar ai që njëherësh ka ftuar fansat të abonohen në kanalin e tij zyrtar në YouTube.
Muajve të fundit, S4MM po ashtu ka qenë më i heshtur e më i distancuar nga rrjetet sociale.
Pavarësisht kësaj, presim të shohim në vazhdim se çfarë do të sjellë për publikun e fansat që po e presin me padurim rikthimin e 26 vjeçarit. /Telegrafi/