Telegrafi

S4MM publikon sekuenca nga klipi që publikohet në mesnatë

S4MM (Foto: Instagram/samirs4m)

Ai gjithmonë ka sjellë në treg një mënyrë të veçantë të interpretimit të këngëve të tij.

Bëhet fjalë për reperin nga Tetova, Samir Selimi, i cili në estradën shqiptare ndryshe njihet vetëm si S4MM.

Reperi më parë kishte bërë pauzë nga muzika, ndërsa tani vazhdon të sjellë materiale të reja, të cilat po priten mjaft mirë nga fansat e tij.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, S4MM ka publikuar një pjesë nga klipi i këngës së re, që do të publikohet në orët e vona të ditës së sotme (e shtunë).

“Sonte në ora 23:59. S4MM- A8”, ka shkruar ai në përshkrimin e videos.

Ndërkaq, “Rrugt” titullohet projekti më i fundit nga reperi, në të cilin deri më tani ka grumbulluar 1.8 milion klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/