Telegrafi

S4mm publikon projektin e ri të hënën, titullohet “Janari”

Foto: YouTube

Hip hop ylli S4mm ka paralajmëruar projektin e ri të tij.

“Janari” titullohet projekti i ri i reperit tetovar.

E pikërisht si titulli, kënga vjen në fund të muajit janar, të hënën më 28 janar.

Me anë të një foto në rrjetin social Instagram, reperi nga Tetova bëri të ditur se kënga e re lansohet të hënën.

S4mm nuk konfirmoi orën e publikimit, por sigurisht se adhuruesit do të jenë të vëmendshëm.

Kjo pasi që projektet e fundit të S4mm kanë pasur shumë sukses, sidomos projekti “Dashuri”.

S4mm shpërtheu shpejt drejt famës e këngëve, ndërsa tash është një prej reperëve të pëlqyer të skenës. /Telegrafi/