Telegrafi

S4MM publikon këngën e re “Mamacita”

(Foto: Instagram/samirs4m)

Reperi i njohur shqiptar, S4MM, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Mamacita” mban titullin kënga më e re e yllit nga Tetova, të cilën e ka shoqëruar edhe me një videoklip mjaft atraktiv për stinën e verës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga S4MM

Nën realizim e PrimoDrum, miks dhe master të S4MM dhe Don Gima, kënga doli të jetë e realizuar mjaft mirë, teksa mori edhe reagime pozitive nga fansat e tij.

Ndërkaq, një nga projektet e reperit me të cilin bëri ‘zhurmë’ në media ishte “1 gur dy plluma”, që erdhi si ‘diss’ ndaj disa reperëve të skenës sonë.

Ndër tjerash, S4MM është duke punuar në albumin e ri që pritet të sjellë së shpejti para fansave të tij. Në këtë album po ashtu do të ketë edhe bashkëpunime me emra të njohur të skenës shqiptare. /Telegrafi/