Telegrafi

S4MM publikon këngën e re “Ma Cherie”

Foto: S4MM/YouTube

Reperi i njohur S4MM ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Ma Cherie” mban titullin kënga e tij e re, e cila është ritmike e zhanrit hip-hop.

Kënga është punuar nga producenti Rrzon, gjersa tekstin e ka shkruar vet S4MM.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Ma Cherie” vjen me një klip mjaft atraktiv, i cili është xhiruar në ambient të hapur me një performancë interesante nga reperi.

Foto: S4MM/YouTube

Ana vizuale e projektit i është besuar produksioni A Vision.

S4MM është një nga emrat e rinj më të pëlqyer të muzikës rap, i cili është gjithnjë aktiv me projekte të reja, që priten mirë nga fansat e tij. /Telegrafi/