S4MM ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor shqiptar duke publikuar disa këngë mjaft të pëlqyera nga fansat e tij.
Reperi nga Tetova, ka prezantuar së fundmi për fansat projektin e tij më të ri muzikor.
“Dashuri” titullohet kënga e tij e re, e cila është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip.
Kënga është punuar nga Don Gima, ndërsa për tekstin është kujdesur vet S4MM.
Ana vizuale e këtij projekti i është besuar produksionit CaptureHood.
S4MM është mjaft aktiv në tregun muzikor me këngë e klipe të reja, gjersa nuk mungon edhe aktiviteti i tij në koncerte.
Muajve të fundit, ai është shndërruar edhe në një reper mjaft të ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale. /Telegrafi/