Telegrafi

S4MM publikon imazhe me bashkëshorten nga ceremonia e kurorëzimit

S4MM dhe Filis (Foto: Instagram/samirs4m)

Jeta sentimentale e rep-artistit S4MM ka qenë mjaft e fshehur rrjetet sociale.

Ai përpos karrierës personale rrallë herë ka shprehur dëshirën për të detajizuar ndonjë gjë nga jeta e tij.

Por, si duhet së fundmi ka vendosur që të surprizojë fansat me një imazh, në të cilin shihet së bashku me bashkëshorten.

Në një ceremoni private, ai së bashku me Filis Ismaili kurorëzuan dashurinë me martesë në Belgjikë.

Kështu, në një postim në rrjetin social Instagram, reperi ka ndarë një fotografi ku shihet me Filis, pasi u kurorëzuan.

“Pa shqetësime, pa fjalë”, ka shkruar ai në përshkrim.

Vlen po ashtu të përmendet se në një mënyrë të tillë, dyshja u fejua gjatë vitit të kaluar (2019). /Telegrafi/