Telegrafi

S4MM prezanton shtatë këngët e albumit të ri

S4MM (Foto: Facebook/S4MM)

Reperi nga Tetova, S4MM, tash e një kohë ka qenë duke punuar në albumin e tij të ri.

Dhe më në fund, për fansat e tij të shumtë i ka prezantuar titujt e shtatë këngëve të këtij albumi që do t’i lansojë nga nesër (e mërkurë).

Në këtë album përfshihen shtatë këngë, të cilat për një javë do të publikohen të gjitha, siç i ka quajtur edhe “Java e legjendës”.

“Shtatë këngë, shtatë ditë/ duke filluar nga nesër”, janë fjalët e tij krahas postimit në Instagram.

“Mirë se vjen”, “Dek i ri”, “Mos um fol”, “E preferume”, “Vizion”, “Gunshots ft Illmill”, “The Best”, titullohen këto projekte të reperit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga S4MM

Nga ana tjetër, S4MM para një muaji solli këngën “Mamacita” me videoklip, e cila u prit mjaft mirë nga publiku.

Ndërkohë, për albumin e ri reperi mori komente mjaft pozitive nga ndjekësit në rrjetet sociale. /Telegrafi/