Telegrafi

S4MM pozon me maskë nga studio

S4MM (Foto: Instagram/samirs4m)

Ka kohë që reperi nga Tetova, S4MM, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, të cilin është duke e përgatitur për fansat e tij.

Është raportuar se ai po bashkëpunon me Don Gimën, ndërkohë që nuk ka qenë të rralla edhe imazhet e tij nga studioja.

Samir Selimi së fundmi e ka publikuar një fotografi nga studioja, ndërsa ka marrë vëmendje sepse ka pozuar me një maskë në kokë.

Kujtojmë që “Enemies” mban titullin një prej realizimeve më të fundit muzikore të reperit tetovar.

Këtë projekt, ai e solli në bashkëpunim me artistin Faustbatal, kënga e të cilëve u mirëprit nga publiku dhe numëron mbi një milion shikime në YouTube. /Telegrafi/