Reperi nga Tetova, S4MM, viteve të fundit ka qenë më pak aktiv dhe i angazhuar në muzikë.
Artisti, i cili numëron, mbi 300 mijë njerëz vetëm në Instagram, është gati për projektin e radhës.
Kështu ka lënë të kuptohet përmes postimeve që ka shpërndarë në rrjete sociale.
Ai është shfaqur nga një studio muzikore, ku edhe bën me dije se do të rikthehet në skenë.
Fansat gjithashtu mezi po presim për projektet që do të sjellë duke qenë se ka një stil të veçantë.
E fundit që lansoi mban titullin “Pull Up”, e cila mblodhi mijëra klikime në YouTube.
S4MM njihet për këngët si: “Mamacita”, “Medelina”, “Dashurie”, “Ma Cherie” etj. /Telegrafi/