Telegrafi

S4MM paralajmëron rikthimin me këngë të re pas një kohe të gjatë

Foto: Screenshot/Instagram

Janë bërë pothuajse një vit që kur reperi tetovar, S4MM, ka publikuar këngën e tij të fundit.

Ai ka munguar që një kohë në skenë, ndonëse nuk ka qenë aktiv as në rrjete sociale.

Samir Selimi (emri i vërtetë) duket se po planifikon rikthimin me projekt të ri muzikor dhe se kjo pritet të ndodhë se shpejti.

Krijuesi i hitit “Medelina” ka njoftuar se po vjen me këngë të re, për të cilën nuk ka dhënë më shumë detaje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga S4MM

“Ohh u bë një kohë e gjatë. Ta shoh, së shpejti”, ka shkruar ai.

“Crazy Love” mban titullin kënga e fundit e realizuar nga S4MM, që e solli gjegjësisht më 18 gusht të vitit 2022.

I njëjti shquhet për hitet si: “La Familia”, “Puerto Rico”, “Mamacita”, “1 Gur, 2 Plluma”, “Dashuri” etj. /Telegrafi/